Samiti i Dytë Ndërkombëtar i Modelit OIC 2019 u zhvillua në Stamboll më 12 – 15 Prill.
Ky Samit i çoi studentët në botën e diplomacisë, negociatave dhe bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Studentët morën rolin e delegatëve, ministrave dhe presidentëve të shteteve anëtare të OIC-së. Diskutimet e organizuara, me këtë rast, ishin rreth çështjeve aktuale dhe me përparësi të axhendës së organizatës.
Edhe “New York High School” u bë pjesë e këtij Samiti (Model OIC 2019) në Stamboll, për këtë vit. Përfaqësuesit tanë ishin nxënësit e klasave të njëmbëdhjeta, Fjona Nela dhe Endri Shkalla.
Mes 56 nxënësve delegatë, nga vendet anëtare të organizatës, nxënësja jonë, Fjona Nela, mori çmimin “Distinguished Delegate” (“Delegate e Dalluar”), e vlerësuar për kontributin, diskutimet dhe fjalimin e saj në këtë Samit.