Në vazhdën e aktiviteteve të ndërmarra nga New York High School Tirana, një grup prej 6 studentësh morën pjesë në kompeticionin “Ballkan Voices 2019” të zhvilluar në Universitetin Amerikan të Bullgarisë, në Sofie në datën 9 mars 2019. Në këtë event morën pjesë edhe një numër i madh studentësh nga vendet e Ballkanit ndërsa Shqipëria u përfaqësua nga New York High School.
Gjatë këtij aktiviteti, studentët patën mundësinë për të shpalosur aftësitë e tyre në “Public Speaking”. Në bazë të tematikave të caktuara, studentët arritën të realizonin detyrat e caktuara, ku ra në sy përpjekjet dhe idetë e tyre novatore. Ky aktivitet ishte një mundësi e mirë për studentët për t’u njohur me bashkëmoshatarët e tyre nga vendet e Ballkanit si dhe për të shkëmbyer ide dhe përvoja.
New York High School Tirana synon që me anë të pjesëmarrjes në të tilla aktivitete të rrisë mundësitë që u ofron për një aftësim më të mirë profesional studentëve të vetë për të qenë sa më konkurues në shërbim të një të ardhme më të suksesshme.