News

Vizitorë në Bibliotekën Kombëtare

Këtë javë maturantët e New York High School patën rastin të njihen me ekspozitën “Libra të ndaluar gjatë regjimit komunist”. Në kuadrin e Ditëve të Kujtesës Historike, specialistë të Bibliotekës Kombëtare mirëpresin të apasionuarit pas librave dhe historisë për një bisedë mbi këtë temë.

Libra të Fishtës e Koliqit, përkthime të intelektualëve të dënuar nga diktatura, shkresa zyrtare të kohës, etj., zgjuan interesin e maturanteve, të cilët tashmë janë njohur me ideologjinë e realizmit socialist në lëndën e gjuhë-letërsisë. Një pasdreke interesante, për të gjykuar të djeshmen dhe të sotmen tonë 🧐📚📖

Leave a comment