News

Vizite ne “Shtepine e Zoterinjve”

Nje dite tjeter e vecante e plot dashuri. Me entuziazmin e nje te riu, me deshiren per te dhuruar disa caste perkujdesjeje per moshen e trete, disa nxenes te klases se XI-te, bene nje vizite ne “Shtepine e Zoterinjve”. Administratorja e ketij intitucioni Daklea Xinxo, na priti me kenaqesi, na tregoi rreth funksionimit te kesaj qendre dhe me pas i drejtoi nxenesit ne mjediset e brendshme per t’u njohur me nga afer me te moshuarit. Nuk ishte e veshtire te ndertohej nje komunikim i mire mes tyre.

Dashamiresia e nxenesve rrethuar nga dhembshuria te moshuarve krijuan nje situate te vecante ne ato mjedise. Nje nga surprizat e kesaj vizite ishte takimi me disa nga aktoret me te mire shqiptare te cilet i shkeputem nga xhirimi i nje filmi ne ato ambiente. Kenaqesi e vecante t’i takoje e t’i degjoje mbi pervojat e tyre ne skene. Ne fund nxenesit premtuan se do te ktheheshin serish edhe me te motivuar.

Leave a comment