News

Vizitë në Arkivin Qendror të Shtetit

KLASA XII

QËLLIMI

Kjo vizitë kishte për qëllim të njohë nxënësit me praktikat e punës në arkiv dhe me përdorimin e metodave bashkëkohore në administrimin dhe shfrytëzimin e tij.

ZHVILLIMI I VIZITËS

Fillimisht nga stafi i arkivit u shpjegua mënyra e pajisjes me kartë aksesi për të pasur mundësi për të shfrytëzuar arkivin në formë elektronike nga shtëpia apo vendi i punës. Në vazhdim, u dha një pasqyrë e procesit të dixhitalizimit të dokumenteve arkivore si një mënyrë efikase për ruajtjen dhe vënien e tyre në dispozicion të publikut dhe studiuesve të fushës.
Vizita pasoi me njohjen e sallave të ndryshme të Arkivit Qendror ku interes te veçantë pati vizita në ambjentet ku ruhen dokumentet. Aty u shpjegua me detaje mënyra e ruajtjes, parametrat qe duhet të sigurohen për një ruajtje sa më të mirë të dokumentacionit arkivor dhe kërkesat që duhen respektuar nga personat qe konsultojnë këto dokumente.
Më pas, u vazhdua me një prezantim të punës për restaurimin e dokumenteve arkivore duke shpjeguar rrugët dhe mënyrat e ndryshme që ndiqen për këtë qëllim.
Në përfundim të vizitës, nxënësit patën mundësi të drejtojnë pyetje të ndryshme ndaj stafit të arkivit dhe të diskutojnë më të lidhur me aspekte te punës me arkivat që ngjallën interes tek nxënësit pjesmarrës në vizitë.

Leave a comment