News

Vizitë në arkivin qëndror të shtetit

Vizita kishte për qëllim të njihte nxënësit me institucionin më të rëndësishëm arkivor në shkallë kombëtare ku grumbullohen, ruhen, përpunohen dhe shërbehen dokumentet kryesore, që dëshmojnë për historinë e kombit dhe të shtetit shqiptar.
Arkivisti që na shoqëroi u bëri të ditur nxënësve se çfarë përfshin arkivi, si:
1. Tërësia e fondeve,
2. Mjediset ku ruhen dokumentet,
3. Institucioni që merret me administrimin arkivor dhe rruga që ndiqet për pasurimin e vazhdueshëm të arkivit.
Prezantimi u konkretizua me një dosje me dokumente. Prezantohen dokumente origjinale dhe dokumente riprodhim (mikrofilm dhe të digjitalizuara).
Në bashkëbisedim me nxënësit u theksua se dokumenti duhet përdorur pa u cunguar dhe pa u ndryshuar. Nëse dokumenti humbet autencitetin e tij, ai humb vlerën e tij.
Në fund të nxënësit bashkëbiseduan me një studiues në sallë rreth kërkimit të tij dhe si po punonte me dokumentet.
Vizita u zhvillua në kushtet e respektimit të Protokollit të Sigurisë dhe Shëndetit për Covid – 19 (maskë, distance, dezifektim, matje temperature).

Leave a comment