News

Vizitë me klasat e 12-ta në Gjirokastër

Vizitë me klasat e 12-ta në qytetin e gurtë dhe të bukur të Gjirokastrës!

Vizita jonë nisi me kalanë e këtij qyteti ku përpos historisë së saj shumë shekullore, nxënësit vizituan edhe Muzeun e Armëve. Me shumë interes ishte edhe vizita në shtëpinë muze të Skëndulajve ndërtuar që në shek 18. https://bit.ly/33rKfHx Historia shumëshekullore e mureve të gurta dhe Muzeu i Armëve mirëpritën nxënësit tanë, për t’u dëshmuar të djeshmen dhe mbijetesën në këto troje.

Më pas një shëtitje në Pazarin e Vjetër, për ta finalizuar me Sokakun e të Marrëve dhe me shtëpinë e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, ku nxënësja Era Mane lexoi edhe fragmente nga vepra “Kronikë në gur”. Emocione e mbresa te papërsëritshme për maturantet tanë!

Leave a comment