News

Vazhdojmë mësimin online – Kimi

Në mbështetje të urdhërit të Ministres së arsimit për pezullimin e mësimit në ambientet shkollore, por për vazhdimin e zhvillimit të tij online, mësuesit dhe nxënësit e New York High School zhvillojnë çdo ditë online mesimin sipas orarit ditor nga ora 8 e 30 deri në 14 e 40. Nxënësit komunikojmë me mësuesit jo vetëm mbi përmbajtjen e temave mësimore të punuara në power point nga mësuesit, por dhe për çdo paqartësi dhe detyrë që u është dhënë. Ata dërgojnë punimet e tyre sipas udhëzimeve të mësuesve. Gjithashtu vazhdon puna jo vetëm për realizimin e temave sipas orëve mësimore dhe detyrave të shtëpisë, por dhe për realizimin e projekteve të planifikuara për muajin mars dhe përgatitjen e nxënësve për olimpiada.