News

Vazhdojmë mësimin online – Fizikë

Sot me nxënësit e klasës XII-2 të New York High School, sipas orarit, zhviluam orën e mësimi në lëndën Fizikë me temë: Përdorimet e Induksionit Elektromagnetik, Rrymat Fuko, Gjeneratori dhe transformatori.
Mësimi u zhvillua me anë të aplikacionit “google classroom”, në të cilin u upload-an materiale të mësimit sipas tekstit mësimor, një animim për dukurinë e induksionit si dhe detyrat e shtëpisë.
Më pas me anë të video-call u diskutua me nxënës të ndryshëm për mësimin dhe detyrat, pikat ku mund të kishin pasur ndonjë vështirësi, siç ishte aplikimi i rregullës se Fleming.