News

Takimi shkencor: Studimi i teorisë së Darvinit

Në kuadër të Vitit Ndërkombëtar të Tabelës Periodike dhe të publikimit me titull: “Mbi origjinën e Specieve të Darvinit”, Akademia e Shkencave organizoi dy aktivitete shkencore ku profesorë dhe akademikë të Shkencave Natyrore referuan në fushën e biologjisë. Ishin të pranishëm mjaft pedagogë, profesorë, studentë dhe të ftuar të veçante ishin nxënësit e shkollës New York High School. Ditën e djeshme aktiviteti u zhvillua në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave. Ky aktivitet do të vazhdojë deri në datën 20 nëntor 2019. Dje nxënësit tanë mësuan shumë gjëra të reja rreth Teorisë Darviniane të evolucionit të specieve dhe origjinës së tyre. Sot ky aktivitet do të zhvillohet në fushën e kimisë ku do të jenë të ftuar nxënës të tjerë të shkollës, të cilët janë të apasionuar pas lëndës së Kimisë

Leave a comment