News

Takim me Z. Artan Gjergji

Mes nxënësve të NYHS, sot ishin drejtori i përgjithshëm i Bursës Shqiptare të Titujve, (Albanian Securities Exchange – ALSE), Z. Artan Gjergji, si dhe përfaqësues nga stafi i këtij institucioni. Nxënësit morën njohuri dhe bashkëbiseduan mbi bursën, letrat me vlerë, Bonot dhe Obligacionet e Thesarit, tregjet financiare dhe ato të kapitalit, si dhe investimin në përgjithësi.
Ata u njohën me mënyra të ndryshme investimi, fondet që ofrojnë mundësi për bizneset dhe si të sillen ne bursë me kërkesë – ofertën, tashmë që ajo është funksionale edhe në Shqipëri. Gjithashtu Z. Gjergji prezantoi edhe plan-projektin për të cilin ALSE po punon së bashku me aktorë të tjerë me qëllim rritjen e edukimit financiar në shkollat e mesme. Njohja e tregut tonë financiar na ndihmon për një përfshirje më të mirë.