News

Takim me psikologen Dr. Arbiola Halimi

Në datën 6 shkurt 2020, pedagogia e Deges së Psikologjisë të University of New York in Tirana, Dr.Arbiola Halimi, së bashku me një grup studentësh të vitit të fundit Bachelor, vizituan shkollën New York High School.

Ata u pritën nga administratori i shkollave, z. Mehmet Işıker dhe me drejtoreshën, znj. Lidra Meidani dhe u njohën me performancën dhe arritjet e nxënësve në shkollë e më tej.

Aktivitet tjetër që u zhvillua ishte edhe biseda e hapur me nxënës të klasave të 11 të cilët shfaqen interes për realizimin e pikësynimeve të tyre, si dhe ndjekjen e studimeve të larta pranë Universitetit tp New York Tirana, në mënyrë specifike në degën e Psikologjisë.👩‍🏭

Takime të tilla të ngjashme do të realizohen në ambientet e shkollës sonë në vazhdimesi 😊

Leave a comment