News

TAKIM ME DR. PËRPARIM DERVISHI

Në vazhdim të aktiviteteve bashkëpunuese mes NYHS dhe UNYT, në ambientet e NYHS ditën e premte i ftuar ishte Dr. Përparim Dervishi. Shef i Departamentit të Biznesit pranë UNYT (University of New York Tirana).

Pasi ka përfunduar studimet për Ekonomi Industriale pranë Universitetit të Tiranës më 1979, ka marrë titullin “doctor” në degën Ekonomics më 1988 duke bërë një karrierë të gjatë në fushën e ekonomisë,në sektorë të ndryshëm të saj në Shqipëri, por dhe në fushën e mësimdhënies, si pedagog për degë të ndryshme të Fakultetit të Ekonomisë , në Universitetin e Tiranës.

I njohur me eksperienca të ndryshme gjatë punës së tij si diplomat , kryesisht për Vendet Skandinave , plotëson formimin e tij në fushën e ekonomisë dhe lidershipit me studime të kryera në Norvegji.

Tashmë si pjesë e UNYT, ai jep kontributin e tij si lector i lëndëve të ndryshme në fushën e ekonomisë si : Menaxhim, Lidership, Marketing, Etikë Biznesi etj.

Në takimin e sotëm gjimnazistë te  NYHS, u njohën me konceptin e menaxhimit në përgjithësi dhe të një “menaxheri të suksesshëm” në veçanti.

Në trendin e zhvillimit të sotëm e konomik, ku bizneset po rriten gjithnjë e më shumë e po kërkojnë më shumë konsumatorë,  një menaxher i mire duhet të jetë efiçent, duke prodhuar më shumë pa shpenzuar shumë. Një menaxher i susksesshëm duhet të jetë dhe një lider efektiv dhe efiçent, e kjo bëhet duke marrë shkollimin e duhur dhe arritur pjekurinë e duhur intelektuale, gjë që UNYT e ofron mësëmiri, sepse në UNYT edukohen liderët e së ardhmes.

Slider

Shijoni Sliderin me foto

Leave a comment