News

Science Travelers Project

Nxënësit tanë edhe këtë herë na bënë krenare me pjesëmarrjen e tyre në aktivitetin shkencor me temë “Science Travelers Project” i cili u organizua në qytetin e Shkodrës. Në këtë aktivitet shkencor morrën pjesë shkolla të ndryshme nga Shqipëria si dhe nga Turqia, ndërsa shkolla jonë u perfaqesua me 9 nxënës të cilët performuan eksperimente në fushën e biologjisë, kimisë e fizikës. Ata i demostruan ekperimentet si dhe i shpjeguan ato në nivel shkencor duke treguar përgatitjen e tyre teorike e praktike si dhe shpalosën nivelin dhe njohuritë e tyre shkencore. Ky aktivitet i dha mundësi nxënësve tanë të shpalosin vlerat e shkollës si dhe të shkëmbejnë eksperienca të vyera me bashkëmoshatarët e tyre brenda dhe jashtë vendit.
Për këtë aktivitet falenderojmë mësuëset e biologjisë dhe të kimisë si dhe nxënësit tanë si dhe i urojmë suksese!