News

Samiti i Dytë Ndërkombëtar i Modelit OIC

Samiti i Dytë Ndërkombëtar i Modelit OIC 2019 u zhvillua në Stamboll më 12 – 15 Prill.

Ky Samit i çoi studentët në botën e diplomacisë, negociatave dhe bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Studentët morën rolin e delegatëve, ministrave dhe presidentëve të shteteve anëtare të OIC-së. Diskutimet e organizuara, me këtë rast, ishin  rreth çështjeve  aktuale dhe me përparësi  të axhendës së organizatës.

Edhe “New York High School” u bë pjesë e këtij Samiti (Model OIC  2019) në Stamboll, për këtë vit. Përfaqësuesit tanë ishin nxënësit e klasave të  njëmbëdhjeta, Fjona Nela dhe Endri Shkalla.

Mes 56 nxënësve delegatë, nga vendet anëtare të organizatës, nxënësja jonë, Fjona Nela,  mori çmimin “Distinguished Delegate” (“Delegate e Dalluar”), e vlerësuar për kontributin, diskutimet dhe fjalimin e saj në këtë Samit.