Rreth New York High School

Gjimnazi “New York High School” hapi dyert, për nxënësit, në shtator të vitit 2014. Nuk ka kaluar shumë kohë, e megjithatë, kur kthejmë kokën pas për të bërë bilancin, shohim se kemi përshkuar një rrugë të gjatë.

Gjimnazi New York High School ka si synim të krijojë një standard të ri në mësimdhënie, për arsimin e mesëm të lartë në Shqipëri. Mësuesit, me përvojë në mësimdhënie, u sigurojnë nxënësve një program arsimor, cilësor dhe aktivitete të ndryshme ekstrakurrikulare në shkenca, sporte dhe arte.

Shkolla jonë i ofron çdo nxënësi një mjedis të qetë e të sigurt, për të studiuar dhe për t’u aftësuar në dijet akademike dhe në mendimin kritik të pavarur, sipas fushave të interesit.

Shkolla është e pajisur me klasa moderne e laboratore shkencore ku përdoret fjala e fundit e teknologjisë, për të përgatitur qytetarë e studentë të sukseshëm në vitet në vijim. Shkolla synon të formojë qytetarë të denjë të kombit dhe të botës, të cilët respektojnë ligjin, demokracinë dhe vlerat njerëzore.

Pikat tona më të forta:

Mësuesit e përgatitur dhe me dëshirën për punën, si edukatorë dhe specialistë të lëndëve mësimore. Angazhimi, serioziteti në punën e përditshme, profesionalizmi dhe përkushtimi i tyre është një nga avantazhet e shkollës tonë.
Nxënësit e aftë, për t’u përshtatur me kërkesat e kohës dhe për t’u përballur denjësisht në çdo garë apo konkurs me moshatarët e tyre brenda dhe jashtë vendit. Nxënësit tanë na kanë bërë krenarë me fitoren, deri më sot, të 92 Olimpiadave Kombëtare (vende të para, të dyta dhe të treta), në lëndët natyrore dhe shoqërore për të tria vitet e gjimnazit. Po ashtu, ata janë përfaqësuar denjësisht në kompeticione të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, përmes klubeve të ngritura, si klubi i letërsisë, i debatit, i biologjisë, klubi sportive dhe ai artistik, duke fituar shumë çmime dhe kupa.
Shkolla jonë ofron disa gjuhë të huaja si anglisht, frengjisht, gjermanisht dhe së fundmi edhe turqisht, në nivele fillestare dhe të avancuara.
Në programin tonë mësimor, përveç lëndëve të miratuara nga Ministria e Arsimit zhvillohen edhe lëndë me zgjedhje në gjuhën angleze, si Public Speaking, Academic Writing, English for Science, Përgatitje për TOEFL dhe IELTS, Business and Economics.
Përforcimi në lëndën e Matematikës dhe Biologjisë, bëhen në gjuhën angleze me kurrikulën e Cambridge.
NYHS ka zhvilluar modelin “Shkolla e Prindërimit” si një cikël i programuar bashkëbisedimi, mes psikologut të shkollës dhe komunitetit të prindërve, që shërben për përforcimin e marrëdhënieve me prindërit, për bashkëpunim, mirëbesim dhe efektivitet më të lartë në mësimnxënie.
Objektivi i shkollës tonë është nota mesatare mbi 9 si gjatë vitit, edhe për Maturën Shtetërore, që është tregues i cilësisë së procesit mësimor dhe mbetet një nga pikat tona të forta në raport me të gjitha shkollat e tjera.
Shkolla ofron mundësinë që përmes konkursit të bursave të plota dhe të pjesshme, të përzgjedhë nxënësit më të mirë, për t’u bërë pjesë e gjimnazit.

Ekzistenca jonë si pjesë e zinxhirit edukativo-arsimor të krijuar nga Universiteti i New Yorkut, që nga cikli parashkollor dhe deri në diplomimin akademik, na jep avantazhin për arritje të larta dhe të qëndrueshme në vazhdimësi të procesit gjithëformues të nxënësve.

FAQ

New York High school sjell një frymëmarrje tjetër në arsimin shqiptar. E vendosur në një zonë panoramike të qytetit të Tiranës, kjo shkollë ofron infrastrukturën e duhur sipas niveleve bashkëkohore evropiane. Por jo vetëm kaq. Ekipi i mësuesve dhe drejtuesit e shkollës, vijnë pas një përvoje të gjatë  si profesionistë të arsimit shqiptar. Përkushtimi në mësimdhënie dhe bashkëpunimi me nxënësit janë pika jonë e fortë. Puna individuale, për të nxitur vetëbesimin e vetëvlerësimin e nxënësve si dhe puna në grup, për të krijuar një ekip të suksesshëm, përbëjnë filozofinë e shkollës sonë.

Suksesi ynë i parë ishte vendosja e një marrëdhënieje komunikimi, të shkëlqyer, mes mësuesve dhe nxënësve në shkollë. Besimi reciprok tek njëri – tjetri dhe krijimi i një fryme mirëkuptimi ku ndërthuren sëbashku, disiplina me dashamirësinë, si dhe serioziteti me simpatinë për nxënësit. Sukseset e tjera erdhën në vijimësi si rezultat i bashkëpunimit të dyanshëm: Fitorja e olimpiadës së fizikës dhe biologjisë, në nivel qarku dhe në nivel kombëtar; fitorja e kupës, në basketboll, mes gjimnazeve jopublike të Tiranës.

Shkolla jonë synon qytetarin dhe jo thjesht nxënësin, si produkt i teorive akademike. Ne synojmë një fëmijë i cili vjen si adoleshent në oborrin e shkollës dhe largohet i diplomuar me një bagazh njohurish e qëndrimesh mbi jetën. Cikli 3 – vjeçar i gjimnazit është një proces i gjatë përpjekjesh, sfidash e arritjesh. I rëndësishëm gjatë këtij rrugëtimi mbetet objektivi kryesor: përgatitja e personalitetit të ardhshëm si një qytetar i denjë i kombit dhe i botës.
Edukimi ynë bazohet tek ideja se çdo individ mbart vlera unike dhe zotëron një potencial shpirtëror e intelektual, i cili nëse nxitet të zhvillohet, gjatë viteve të shkollës, do të japë frytet për të krijuar liderët e së ardhmes.