News

Rajna Fani

NYHS më ka mësuar të ngrihem kur vështirësitë më kanë ulur poshtë, të eci me kokën drejt pa asnjë pendesë....

Të mendosh për të ardhmen është e bukur, emocionuese por edhe një sfidë, që secilin nga ne e bën të frikësohet përpara realitetit. Të ecësh përpara nuk është e lehtë, nëse bazat dhe themelet e rrugëtimit tënd nuk janë të forta dhe unë mund të them me bindje që një nga bazat e mia, New York High School, më ka bëre të eci me hapa galopantë drejt së ardhmes që gjithmone kam ëndërruar dhe vazhdoj të ëndërroj. NYHS më ka mësuar të ngrihem kur vështirësitë më kanë ulur poshtë, të eci me kokën drejt pa asnjë pendesë, me kë mësuar të dua njerëzit që përkojnë me ambiciet e mija, më ka mësuar të kem prioritete dhe të mos kem frikë nga asgjë, më ka mësuar të besoj tek unë dhe të zgjedh sipas idealeve të kultivuara nga dituria dhe karakteri. Stafi i kësaj shkolle jo vetëm më ka rritur akademikisht, por edhe më ka zgjeruar horizontet e të menduarit.

54731365_1167744456718560_8043792688148905984_n

Me këto baza të shëndetshme, arrita të aplikoj dhe të pranohem në universitetin e parë më të mirë në Gjermani, i renditur dhe si universiteti i 29-të më i mirë në botë, LMU (Ludwig-Maximilians-Universität München). Filloi si një ëndërr, por më njerëzit e duhur, arrita ta kthej në realitet dhe për këtë ndihem krenare, sepse kuptova që çdo sakrificë, sidomos e dhënë për NYHS dhe nga New York High School ishte e vlefshme për të më ndihmuar mua dhe shumë nxënësve të tjerë në të ardhmen.

Mund të them se NYHS ishte zgjedhja e duhur dhe nëse do të kisha mundësi të ndryshoja diçka, nuk do ta bëja, sepse atëherë nuk do të isha duke jetuar keto momente që po jetoj tani plot krenari për veten dhe çdo njeri që ka investuar tek unë.

Më shumë dashuri dhe respekt, Rajna Fani.

Leave a comment