News

Projekti “Evropa në shkollë”

Muaji dhjetor 2019 shënoi fillimin e një projekti shume interesant dhe sfidues të quajtur “Evropa në shkollë”. I iniciuar prej Shoqatës Evropiane të Mësuesve të Historisë Euroclio, Shoqatës Holandeze të Mësuesve të Historisë dhe televizionit holandez VPRO, ky projekt panevropian do të bashkonte rreth 20 shkolla nga vende të ndryshme të Evropës në një nismë për të krijuar dokumentarë të shkurtër mbi dy tematika aktuale që nxisin shumë debate: “Historia e vështirë – luftrat në ish-Jugosllavi” dhe “Migrimi”.

Pjesë e këtij projekti ishte edhe New York High School me një grup nxënësish nën drejtimin e nëndrejtores, njëkohësisht mësuese e historisë, Anila Beshaj.

Projekti parashikonte krijimin e një partneriteti mes shkollave pjesmarrëse nga vende të ndryshme evropiane në formë binjakëzimi. New York High School u binjakëzua me një shkollë të mesme nga Rajoni Bask në Spanjë me të cilën pati një shkëmbim intensiv experiencash dhe njohje të vendeve reciproke.

Megjithë kushtet e vështira për shkak të tërmetit të 26 nëntorit dhe situatës së pandemisë aktuale, ekipi i New York High School punuan me intensitet dhe përkushtim për realizmin e të gjitha fazave të projektit deri në krijimin e produktit përfundimtar, një dokumentar i shkurtër rreth historisë së emigracionit shqiptar pas viteve ’90.

Ky dokumentar mori vlerësimet më të mira nga organizatorët e projektit.

Ky projekt i parë do të ndiqet nga një fazë tjetër në muajin shtator 2020 ku dy tematika të tjera do të jenë objekti i punës së nxënësve për krijimin e dokumentarëve të rinj. Neë York High School do të jetë patjetër e pranishme.

Leave a comment