News

Organizata e Bashkëpunimit Islamik

Samiti i 2-të Ndërkombëtar i Shkollave të Mesme OIC (Organizata e Bashkëpunimit Islamik)  u mbajt në Stamboll në 12-15 Prill.

Në Samitin e Stambollit Model OIC 2019, i cili tërheq nxenesit  në botën e diplomacisë dhe negociatave, nxenesit morën rolet e Ambasadorëve, Ministrave dhe Presidentëve të Shteteve Anëtare të OIC për të diskutuar çështjet aktuale që përbëjnë axhendën e organizatës.

Këtë vit, nxënësit e klasave të 11-ta Fjona Nela dhe Endri Shkalla nga Shkollat ​​e Fondacionit Turk Maarif (New York High School)  morën pjesë gjithashtu në Samitin e Stambollit Model OIC 2019.

Fjona Nela, një nxënëse e klasës së 11-të nga New York High School, u vlerësua me çmimin “Delegat i Shquar/ Distinguished Delegate ” për arritjet e saj të jashtëzakonshme dhe kontributet në samitin në Model OIC, në të cilin morën pjesë delegatë nga 56 vende anëtare.

 

Leave a comment