News

Nxënësit e NYHS për shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”

Nxënësit e New York High School morën pjesë në festën e organizuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar për shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”. Për disa orë ata sollën festën dhe gëzimin në fytyrat e fëmijëve jetimë me performanca të ndryshme si këngë e valle si dhe duke aktivizuar vetë fëmijët në recitime.

Pas shfaqes me rastin e fundvitit, nxënësit u kishin sjellë edhe dhurata e fëmijëve për t’i kënaqur sadopak. Nuk ka gjë më të bukur se ngrohja e zemrës së një vogëlushi atëherë kur ka më tepër nevojë dhe për më tepër dashuri!

Leave a comment