News

Një takim i veçantë me Prof. Asoc. Dr e gjuhës shqipe Linda Mënikun

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, maturantët tanë zhvilluan një takim të veçantë me Prof. Asoc. Dr e gjuhës shqipe Linda Mënikun, për të diskutuar mbi kujdesin që duhet të tregojmë përballë gjuhës amtare, në një kohë kur ajo mund të cënohet nga trysnia e huazimeve në masë, mungesa e njohurive të duhura mbi rregullat e saj, e shumë arsye të tjera të cilat e cënojnë apo e deformojnë atë.

Me dëshirën për të mësuar rreth mënyrave e formave që vihen në funksion të mbrojtjes së gjuhës si shprehje e identitetit tonë kombëtar, nxënësit treguan interes duke diskutuar e sjellë përvojat e tyre si folës, shkrues e lexues të gjuhës së tyre. 😊

Leave a comment