News

Një orë mësimi eksperimental në Kimi

Shkenca e kimisë është veprimtari intelektuale e praktike që përfshin studimin sistematik dhe analitik të elementeve kimike dhe përbërjeve të tyre. Programi lëndor i kimisë u ofron nxënësve të New York High School mjaft njohuri teorike dhe eksperimentale, por ato bëhen realitet nëse shkolla në të cilën ata studiojnë u ofron jo vetëm mundësi për të pasur rezultate sa më të larta të të nxënit, por dhe mundësi për zhvillimin e kompetencave eksperimentale.
U mundëson kërkimin shkencor, shuajtjen e kureshtjes për botën që i rrethon, zhvillimin e aftësive eksperimentale, aftësive shpjeguese-argumentuese të çështjeve mësimore.
Ditën e premte, në 6 Mars 2020, në New York High School u organizua një orë mësimi eksperimental në kimi. 🧐👩‍🔬⚗️🔬