News

Një bisedë me Prof. Çlirim Duro

Në datën 3 shkurt 2020, në amfiteatrin e Kodrave të Liqenit Artificial të Tiranës, u zhvillua një bisëdë me prof. e nderuar Çlirim Duro nga Departamenti i Historisë në Universitetin e Tiranës, me tematikë lidhur me Kongresin e Lushnjes dhe shpalljen e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë.⚔️

Prof. Duro, në një bisedë me nxënësit e shkollës New York High School u ndal paraprakisht ne situatën kritike në të cilën ndodhej Shqipëria në në prag të Kongresit të Lushnjes dhe në punën e patriotëve shqiptarë për organizimin e tij.
Ai gjithashtu dha shpjegime lidhur me objektivat e kongresit dhe vendimet shumë të rëndësishme që u morën aty në lidhje me të ardhmen e shtetit shqiptar.👨‍🏫

Ai u ndal edhe në ndriçimin e figurave kryesore patriotike që morën pjesë në organizimin dhe punimet e tij që çuan në ngritjen e shtetit modern shqiptar.🧐

Gjatë bisedës, u dhanë edhe informacione dhe kuriozitete në lidhje me shpalljen e Tiranës kryeqytet dhe ngjarjet historike që çuan në konsolidimin e strukturave të shtetit shqiptar në vitet ’20.

Këto dhe të tjera aktivitete presim të realizojmë me nxënësit tanë të New York High School

Leave a comment