News

“Liria e shprehjes nën kërcënim”

Në datën 19 shkurt 2020 nxënësit e klasave të dhjeta dhe të njëmbëdhjeta të New York High School të ftuar nga – Instituti për Demokraci Media dhe Kulturë (IDMC) u njohën me rezultatet e projektit “Liria e shprehjes nën kërcënim”, një studim dhe një manual për mësuesit, nxënësit dhe studentët rreth mënyrave se si mund të dallohen lajmet e rreme. Prezent në takim ishin ekspertë te fushës së medias, Ambasadorja e Kanadasë, Alexandra Bugailiskis, si dhe ekspertë të kurrikulës shkollore. IDMC rekomandon ngritjen dhe mbështetjen e platformave që verifikojnë lajmet, zhvillimin e trajnimeve të ndryshme me të rinjtë dhe futjen e diskutimit për mediat edhe në shkolla.
Studimi dhe manuali janë pjesë e projektit “Liria e medias në kërcënim”, mbështetur nga Fondi Kanadez për Iniciativat Vendore (Canadian Fund for Local Initiatives; CFLI).

Leave a comment