
International Maarif Schools of Albania (IMSA) pas një experience të suksesshme me University of New York Tirana, shkollën e mesme “New York High School” dhe atë të arsimit bazë “New York Basic Education” zgjeron aktivitetin e tij në Shqipëri me:
Kopshtin “International Maarif Schools in Albania”
për fëmijët e moshës 3-5 vjeç
Ne jemi të përkushtuar t’u ofrojmë mësimëdhënie dhe kushte të standarteve bashkëkohore, zhvillim dhe zgjerim të njohurive dhe aftësive të secilit prej fëmijëve tanë. Grupi ynë është punëdhënës i mundësive të barabarta. Për këtë qëllim jemi duke kërkuar:
Kuzhinier dhe Ndihmës kuzhinier
Kualifikimet / Kërkesat
- Diplomë apo çertificatë ekuivalente që provon kualifikimin në profesion
- Eksperiencë e meparshme pune për përpunimin e menuve për fëmijë të moshës 3- 5 vjeç
- Puna e mëparshme në institucione arsimore përbën avantazh
- Aftësia për të ndjekur të gjitha procedurat sanitare.
- Aftësi për të punuar në një ekip.
- Aftësi shumë të mira komunikimi.
- Gjendje e shkëlqyer fizike dhe qëndrueshmëri.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojne aplikimet në adresën hr@unyt.edu.al, me subjekt pozicionin për të cilin aplikojnë (Kuzhinier/ Ndihmës Kuzhinier) deri ne datën 15 Maj 2019 duke i bashkëngjitur aplikimit një:
- CV të përditësuar,
- Kopje të diplomës dhe çertifikatave mbështetëse,
Vetëm kandidatet që plotësojnë kriteret do të kontaktohen për të vijuar me procesin e përzgjedhjes.