News

Krenohemi me… Sindi Pepa!

Pershëndetje! Quhem Sindi Pepa dhe për tre vite pata privilegjin të studioj në gjimnazin New York High School of Tirana. Gjatë kësaj kohe, kam arritur të sfidoj veten jo vetëm në aspektin akademik, që është i padiskutueshëm nën kujdesin e stafit të mrekullueshëm pedagogjik, por edhe si individ. Kam mësuar se cfarë do të thotë të jesh e pavarur dhe e përgjegjshme për veprimet që kryen, cdo të thotë të krijosh marrëdhënie me të tjerët dhe të krijosh miqësi që zgjasin përjetë. Kam pasur fatin më të madh që arrita t’i mësoj këto gjëra dhe jam e bindur se nuk mund ta kisha realizuar pa ndihmën e këtij institucioni, ose më saktë, e kësaj familjeje.