News

Java e Shkences

Aktivitet në shkollën tonë janë bërë tashmë pjesë e pandarë e jona.. Edhe këtë javë, në ambjentet e shkollës sonë u paraqiten projekte në shkencat natyrore si fizikë, matematikë, biologji, kimi me rastin e aktivitetit me teme:”Java e Shkencës”…Nxënësit e klasave të 10-ta, 11-ta dhe 12-ta përgatitën projekte dinjitoze duke nxjerr në pah kreativitetin e tyre si dhe njohuritë shkencore në lëndë të ndryshme e gjithashtu me anë të këtyre projekteve treguan se pavarsisht lodhjes, nëse ka dëshirë për të arritur dicka, ajo patjeter arrihet sepse angazhimi i tyre disa ditor për këtë aktivitet u konkretizua me punime të bukura dhe tepër kreative. Për realizimin e këtij aktiviteti falenderojmë mesuese Meriten, mësuese Sonjën, mësuese Sabrijen, mësuese Marsilden, mësuese Arjolen.