HISTORIKU I NYHS

NEW YORK HIGH SCHOOL

Gjimnazi mbetet një vatër e dashurisë për kulturën njerëzore. Pasioni për letërsinë dhe shprehjen e ndjesive personale në art, ka bërë që, ndër vite, nxënësit tanë të shfaqin talentet e tyre në këtë fushë.

Kjo traditë është krijuar me aktivitetet kulturore, të organizuara në shkollë dhe jashtë saj. Të veçanta mbeten takimet e nxënësve me krijues e poetë të ftuar; paraqitjet me mjete audiovizive të materialeve, në projekte; interpretimet dhe shfaqjet dramatike të veprave letrare, etj.

Edhe Olimpiadat Kombëtare në letërsi kanë qenë një ndër sfidat më të bukura për nxënësit tanë. Sfida të cilat janë kaluar me shumë sukses. Ne falenderojmë përzemërsisht talentet tona në artin e fjalës, me çmimet e marra në këto Olimpiada: Erisa, Sindi, Asti, Enis, Sarah, Uljad, Raina, Artemis, Vanesa e Paula.

Periudha e gjimnazit krijon lidhjen me librin dhe ndihmon për të krijuar personalitetin e ardhshëm të qytetarit të botës. Si të tillë, nxënësit tanë dinë të zgjedhin autorë, vepra dhe heronj të epokave të ndryshme, duke i shndërruar modelet artistike letrare, në modele të vlerave dhe virtyteve njerëzore…