News

Fushata Sensibilizuese “Alkooli, drogat dhe shëndeti mendor tek të rinjtë”

Një ndër fenomenet dhe problematikat më të hasura në ditët e sotme në shoqerinë tonë, është konsumi i drogës dhe alkoolit, sidomos nga adoleshentët.

Pikërisht për këtë arsye, u zhvillua në ambientet e New York High School, aktiviteti me temë “Droga dhe alkooli”, ku u mbajt një leksion i hapur nga Dea Cenoimeri, përfaqësuese e Universitetit të Mjekësisë si dhe nga dy koleget e saj.

Si ish-nxënëse e jona dhe si studente ekselente e Universitetit të Mjekësisë, Dea përcolli me shumë pasion tek nxënësit tanë një informacion të thelluar mbi tematikën e përzgjedhur, gjë e cila u përthith më së miri nga të pranishmit dhe zgjoi kurreshtjen e tyre për pyetje të njëpasnjëshme.

Aktivitete të tilla gjithmonë janë të mirëpritura për vlerat që përcjellin tek brezi i ri! 😊

Leave a comment