News

“Folklori shqiptar”

Në Muajin e Letërsisë, disa nxënëse maturante të cilat zhvillojnë këtë vit shkollor lëndën e letërsisë avance, organizuan një projekt të titulluar: “Folklori shqiptar.”
Tradita e pasur kulturore, figurat mitologjike, festat pagane, këngët e dasmave, ninullat, ritet e motmotit, figura të shquara të folkloristëve shqiptare ishin temat e projektit të sotëm.
Një kënd i veçantë ishte dhe ai i pikturave me figurat mitologjike, këndi i objekteve që përfaqësojnë të shkuarën si dhe këndi me gatime tradicionale të cilat i përkisnin festave të ndryshme pagane.
Me dëshirën për të mësuar mbi traditën e historinë e të parëve tanë si shprehje e identitetit dhe përkatësisë shekullore, nxënëset treguan përkushtimin e tyre në realizimin e këtij prezantimi.

Leave a comment