News

Fiona Sanxhaktari

Ajo që jemi sot nuk është asgjë më tepër sesa një mozaik i të gjitha eksperiencave tona të shkuara. Në një reflektim mund të them me gjithë bindjen se New York High School ishte kthesa esenciale e rrugëtimit tim për të arritur këtu ku jam sot. New York High School më mësoi se dija mund te prekë yjet vetëm nëse këmbët janë të ngulitura fort në tokë.

Mirënjohja dhe vlerësimi janë te parat gjëra që më përshkojnë mëndjen sa herë dëgjoj emrin New York High School. Vlerësim për cdo mësues që arriti të shohë kapacitetin tonë para se dhe ne vetë të ishim ne dijeni për të, mirënjohje për cdo mësues që më bëri të kuptoj që ti mund të japesh maksimumin tend vetëm nëse guxon e provon, e gjithashtu mirënjohje për cdo mësues që më mësoi se suksesi dhe dështimi duhen të pranohen me të njejtën përultësi dhe se asgjë sduhet ta shuaj shpresën brënda nesh.

Sot unë studioj ne “Università Cattolica del Sacro Cuore” Milano, një nga universitet më të mira të Italisë i vendosur në një nga qytetet historike të modës dhe biznesit. Me siguri të plotë mund të them se disiplina e fituar gjatë studimit në New York High School është celësi i suksesit për vazhdimësinë akademike dhe jo vetëm.

Nga zemra dua të falenderoj të gjithë mësuesit e miqtë e mi që e bënë eksperiencën në New York High School të paharrueshme dhe nje nga pjesët më të bukura te mozaikut tim!

Me dashuri dhe respekt,

Fiona Sanxhaktari.