News

Evropa për Rininë Shqiptare

Klubi ynë i debatit I shkollës New York High School, merr pjesë në një aktivitet me temë “Evropa për Rininë Shqiptare”.
Organizuar në formën e një tavoline të rrumbullakët, në drejtimin e Qendrës për Komunikim e Praktika të Përgjegjshme, gjimnazistët tanë krijuan urat e komunikimit për një dialog social, i cili do të vijojë gjatë gjithë vitit shkollor: Si të edukojmë vlerat qytetare e evropiane të të rinjve shqiptarë!.
Angazhimi në çështjet e vendimmarrjes, solidariteti e mirëkuptimi ndërkulturor, sensibilizimi për të ardhmen e përbashkët evropiane, etj., mbeten shtyllat e këtij projekti afatgjatë…Dita e sotme ishte hapi i parë, në praninë edhe të drejtuesve e nxënësve të tjerë, nga gjimnazet publike të kryeqytetit. Sepse ne besojmë në potencialin intelektual e njerëzor të nxënësve tanë, si Qytetarë të Kombit dhe të Botës.

Leave a comment