News

“Everything is theoretically impossible until it is done”

“Everything is theoretically impossible until it is done”-Robert A.Heinlein.
(Çdo gjë teorikisht është e pamundur derisa realizohet).
Është kjo motoja e mësueses sonë Marsilda Memaj, e cila përveç mësuese është edhe kërkuese shkencore në lëndën e Biologjisë. Ndër artikujt e saj shkencor të botuar së fundmi do të veçonim atë të realizuar mbi përcaktimin gjenetik të hormonit që rregullon nivelin e shqerit në ‘gjakun’ e gaforreve të quajtur hemolimfe.
Ky hormon prodhohet nga sytë e gaforreve dhe vepron në mënyrë të menjëhershme kur gjallesa është në kushte stresante. Në këtë mënyrë këto gjallesa përdoren fare mire si bio-indikatore të mjedisit ku ato jetojnë duke na paralajmeruar për rrezikun që i kanoset atij nga ndotja. Ky studim është risi në vendin tonë pasi bëhet për herë të parë në llojin lagunor C.aestuarii.
Artikulli me titull ‘Identification and characterisation of crustacean hyperglycaemic hormone (CHH) from Mediterranean shore crab Carcinus aestuarii” është botuar në revistën e mirënjohur turke, “TÙBITAK” të specifikuar si Turkish Journal Of Zoology, e cila ka dhe faktor impakti.
Renditja gjenetike e këtij gjeni ruhet tashmë në Bankën Gjenetike me numrin e aksesimit të cituar si në artikull. Shumë suksese në kërkimet e tjera shkencore në vijim.
 
 

Leave a comment