News

Era Mane “Poezi në ngjyrë”

POEZI NE NGJYRE titullohej ekspozita e nxënëses sonë ERA MANE e hapur në mjediset e Muzeut Kombëtar. Ekspozita përfshinte 30 piktura, kryesisht në akuarel, të cilat paraqisnin përjetimet, ëndrrat, imazhet plot ngjyra të moshes rinore. Kjo ekspozitë synonte dialogun me spektatorin nëpërmjet nuancave e dritehijeve të tablove të ndryshme. Përshëndeten ekspoziten nje grup kërcimi të rinjsh, si dhe violincelisti Iljard Shaba. Në fund të ekspozites u organizua edhe nje ankand, gjatë të cilit u shiten 5 piktura. Ishte deshira e Eres që, shuma e mbledhur të shkojë e gjitha per bamirësi… Nje aktivitet i cili dëshmoi se talenti dhe vlerat njerëzore mbeten të pandara nga njëra – tjetra.

Tags