News

Ekskursion në Sarandë

NYHS SHKON NË SARANDË!

Ekskursioni i rradhës i organizuar nga nxënësit e klasës XI-1, së bashku me mësuesen kujdestare Aida Zhupa, këtë herë kishte si objekt vizite qytetin bregdetar të Sarandës, në dt. 31maj – 1 qershor 2019. Ky aktivitet pati si qëllim, përveç njohjes më të mirë të qyteteve turistike dhe bukurive të rralla natyrore të vendit tonë, edhe shplodhjen aktive të nxnësve, pas një sezoni intesiv të testimeve të tremujorit, në prag të përfundimit të vitit shkollor. Në mënyrë më të detajuar, itinerari i vizitës ishte si më poshtë:

– Nisja u bë nga mjediset e shkollës, pas procesit mësimor, në dt. 31/05/2019.
– Destinacioni ishte qyteti i Sarandës dhe udhëtimi u bë me disa ndalesa pushuese gjatë rrugës, ku dreka u konsumua në një nga restorantet më të mira tradicionale të zonës.

– Akomodimi ishte në një hotel cilësor, me një pamje të mrekullueshme relaksuese nga deti. Darka në bregdet krijoi një ambjent miqësor dhe të paharrueshëm për të gjithë. Nxënësit, në praninë e mësueses, komunikuan lirisht me njëri – tjetrin, duke forcuar lidhjet shoqërore mes tyre. Pas mëngjesit të ofruar nga hoteli, ekskursioni vazhdoi në kthim drejt pikave turistike bregdetare të Ksamilit dhe në atë malore të “Syrit të kaltër”.

– Ksamili (Skambil) është fshat i vogël bregdetar që ndodhet në jug të qytetit të Sarandës, në dalje të rrugës për në Butrint. Është një nga vendpushimet bregdetare më të frekuentuara, nga turistët vendas dhe të huaj. Plazhi është i vogël, me ujë të pastër dhe me ishuj të vegjël, ku të gjithë shijuan ajrin e pastër të detit dhe natyrën e mrekullueshme.

– Syri i Kaltër është një vend turistik me bukuri të rrallë dhe imresionuese, që ndodhet në fshatin Muzinë të Rrethit të Delvinës, pranë rrugës nacionale Delvinë – Gjirokastër. Është një vend shumë piktoresk, ku burimi me ujë të kristaltë dhe me thellësi shumë të madhe, merr formën e një syri në ngjyrë të kaltër. Bukuritë natyrore në këtë zonë të frekuentuar nga shumë turistë, shpalosen me të gjithë madhështinë e vet, duke bërë të ndjehesh krenar për pasuritë e Atdheut tonë. Nxënësit shijuan bukurinë e rrallë, ajrin e freskët, aromën e bimësisë dhe gjelbrimin pafund, duke u relaksuar në këtë mrekulli të natyrës.

– Mbritja në Tiranë ishte rreth orës 19.30, e shoqëruar me entuziazmin e nxënësve dhe mbresat dhe kujtimet më të mira të mbetura nga ky udhëtim.