News

E shkuara që i flet të sotmes

Komedia “Revizori” nga Nikolai Gogol, ftoi nxënësit e klasës XI-1, të ndiqnin nga afër këtë shfaqje, e cila edhe pse i ka kapërcyer dy shekuj, tingëllon kaq aktuale edhe sot.

Dukuri e sjellje të ngjashme që i vishen të sotmes, sjellë përmes situatave të humorit, shkaktuan jo vetëm të qeshura por edhe një moment reflektues mbi realitetin që na rrethon.

Përmes duartrokitjeve, bashkë me publikun çmuam dhe vlerësuam lojën aktoriale e cila na përfshiu në çdo moment të shfaqjes.

Si dashamirës të teatrit, premtuam që do mblidhemi sërish në shfaqje të tjera 😊🎭

Leave a comment