News

“E drejta familjare” – Znj. Ledia Burnazi

 

Në vazhdimësi të aktiviteteve që NYHS organizon në bashkëpunim me UNYT, e ftuar në ambientet e gjimnazit ishte e ftuar znj. Ledia Burnazi (lektore në Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkencave Sociale pranë UNYT).

Ledia Burnazi, përvec lektore, është e licensuar si avokate në Republikën e Shqipërisë dhe me eksperiencë në kompani të ndryshme për cështje ligjore të së drejtës private.

Në trajtën e një bashkëbisedimi me nxënësit, u trajtua tema “E drejta familjare”.

Lektorja trajtoi koncepte të së drejtsës familjare si;

familja, martesa, divorci, birësimi, dhuna në familje etj.

Nxënësit u njohën me konventa që mbrojnë te drejtat e grave dhe jane kundër dhunës si Konventa e Stambollit, ratifikuar me 2011.

Përmes këtij takimi, dhe shembullit të saj personal si një e diplomuar në një cikël të plotë studimesh pranë UNYT, ku tashmë ajo është pjesë integrale e këtij grupi, nxënësve iu prezantuan mundësitë që ofron UNYT për te ndjekur studimet pranë kētij universiteti në Fakultetin e Drejtësisë dhe atë të Shkencave Sociale.

Leave a comment