News

Dita Ndërkombëtare e Tokës

22 prilli, Dita Ndërkombëtare e Tokës, shënon në mbarë globin ndërgjegjesimin për mbrojtjen e mjedisit.
Në kuadër të kësaj dite, ndërmerren një serë lëvizjesh, si: mbrojtja e specieve të rrezikuara prej klimës a ngrohjes globale, eleminimi i ndotjes plastike,shfrytëzimi i burimeve të ripërteritshme të energjisë etj.
Nxënësit e shkollës sonë, bashkë me mësuesit e Edukimit fizik, u organizuan në pastrimin e territorit përreth shkollës, si shembulli më i mirë i kujdesit dhe shërbimit ndaj mjedisit.
Ne mund të vihemi në ndihmë të planetit tonë, duke filluar me rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e cdo gjëje që na rrethon. Kujdesemi sot për mjedisin, në menyrë që ai të na shërbeje sa më gjatë nesër…