News

Dhurojmë buzëqeshje në Vorë!

Ditën e djeshme nxënës të shkollës “New York High School”, vizituan një nga kampet e të prekurve nga tërmeti. Ata ndihmuan në shpërndarjen e ndihmave në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar për për 80 banorë të prekur nga tërmeti në Vorë.
Por jo vetëm kaq! Nxënësit tanë shkuan me dhurata të përgatitura enkas për 56 fëmijët e akomoduar në kampin e Vorës. Festa vijoi me këngë e kërcime të ndryshme për të argëtuar vogëlushët e moshave të ndryshme. Buzëqeshjet dhe përqafimet e tyre ishin të pakursyera në një ditë të tillë!
Gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar ata që kanë më tepër nevojë! 😊

Leave a comment