News

Debati rinor EU4AL

Grupi i debatit të gjimnazit NYHS shënoi një tjetër arritje në debatin rinor EU4AL (Europa për të Rinjtë Shqiptar), të organizuar nga Qendra e Praktikave të Përgjegjshme dhe Delegacioni Europian, me një paraqitje dinjitoze dhe etike debati të shkëlqyer, në respektim të të gjitha rregullave të vendosura nga autoriteti përkatës.
Si gjithmonë, na bëjnë të ndjehemi krenarë duke na përfaqësuar me dinjitet në aktivitete të tilla jashtëshkollore. Faleminderit për përkushtimin dhe punën serioze të nxënëseve Ema – klasa XI-2; Dezi – klasa XII-4 dhe Paula – klasa XII-2, si dhe të mësueses drejtuese znj. Aida Zhupa. 👩‍🏫📚
Ju urojmë suksese të mëtejshme në takimet e ardhshme! 💪😊🥇

Leave a comment