News

Bursat e Turqisë

Në kuadër të bursave për studime universitare dhe pasuniversitare, Republika e Turqisë ka akorduar për studentët e huaj, bursa në Turqi për vitin akademik 2021.
 
Që prej ditës së djeshme, nisi aplikimi për “Bursat e Turqisë”, program i zhvilluar nga Kryesia e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike, (YTB) që ofrohet për studentët e huaj që dëshirojnë të vijojnë arsimin e lartë në Turqi,
“Bursat e Turqisë”, programi më gjithëpërfshirës në botë, do të mund të kryhet përmes faqes së internetit www.turkiyeburslari.gov.tr duke filluar nga data 10 janar. ⏰
 
Me programin e bursave, i cili ua hap dyert e universiteteve më perstigjioze të Turqisë studentëve nga qindra vende, Turqia ka arritur të hyjë në mesin e qendrave më të rëndësishme arsimore, duke ofruar njëkohësisht kontribute që studentët ndërkombëtarë t’i realizojnë synimet e tyre në karrierë. 📖📚📝👩‍🎓👨‍🎓
Ç’prisni ende?
Regjistrohuni në portal dhe sigurojini vetes një të ardhme më të mirë! 👩‍🎓👨‍🎓
 

Leave a comment