News

Bisedë me Doktoreshë Daniela Nika (Premti)

Për një jetë më të shëndetshme për fëmijët tanë. (Jo alkolit, jo duhanit).
Bisedë me Doktoreshë Daniela Nika (Premti) me nxënësit e klasës X-2.
Në zbatim të planit të punës mësimore-edukative dhe të bashkëpunimit shkollë-familje më datën 17 dhjetor në mjediset e NYHS u organizua biseda: “Për një jetë më të shëndetshme për fëmijët tanë”.
 
E ftuar ishte Doktoreshë Daniela Nika (Premti) e cila është edhe prind i një prej nxënësve të klasës X-2.
Veprimtaria u zhvillua duke zbatuar me rigorozitet masat COVID-19. Tema e aktivitetit adresonte një nga shqetësimet kryesore në drejtim të mirëedukimit të brezit të ri siç është përdorimi i duhanit dhe i alkolit.
 
Synimi kryesor i bisedës ishte parandalimi i përdorimit të këtyre substancave helmuese dhe ndërgjegjësimin e të rinjve rreth dëmeve që sjell përdorimi i këtyre substancave.
Doktoreshë Daniela me shqetësim prindëror e profesional arriti të ndërtonte një komunikim të ngrohtë dhe të besueshëm me nxënësit.😊
 
 
 
 
 
 
 

Leave a comment