News

Bisedë me astrofizikanen shqiptare znj. Mimoza Hafizi

Këtë herë, në mjediset e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, nxënësit tanë zhvilluan një takim me profesoreshën Hafizi mbi çështje të fushës: valët gravitacionale, dimensioni ‘Kohë’, vrimat e zeza, supernovat, levizjet retrografike, teoritë e Stefen Hoking, zbulimet e trupave qiellorë në përgjithësi. Një vend të veçantë, gjatë diskutimit, mori libri “Pika trendafil”, romani shkencor i autores Hafizi.

Me profesionalizmin e shkencëtares dhe qetësinë qytetare, zysh Moza iu përgjigj, në mënyrë divulgative, pyetjeve të gjimnazisteve tanë. Në fund të takimit, ne patëm mundësinë të shijonim pamjet spektakolare të planetit të Afërditës, nga teleskopi i vendosur për këtë qëllim mbi tarracën e Fakultetit të Shkencave.

Një takim i paharrueshëm, nën një muzg të kthjellët shkurti.🌠🤓

Leave a comment