News

Ballkan Voices 2019

Në vazhdën e aktiviteteve të ndërmarra nga New York High School Tirana, një grup prej 6 studentësh morën pjesë në kompeticionin “Ballkan Voices 2019” të zhvilluar në Universitetin Amerikan të Bullgarisë, në Sofie në datën 9 mars 2019. Në këtë event morën pjesë edhe një numër i madh studentësh nga vendet e Ballkanit ndërsa Shqipëria u përfaqësua nga New York High School.

Gjatë këtij aktiviteti, studentët patën mundësinë për të shpalosur aftësitë e tyre në “Public Speaking”. Në bazë të tematikave të caktuara, studentët arritën të realizonin detyrat e caktuara, ku ra në sy përpjekjet dhe idetë e tyre novatore. Ky aktivitet ishte një mundësi e mirë për studentët për t’u njohur me bashkëmoshatarët e  tyre nga vendet e Ballkanit si dhe për të shkëmbyer ide dhe përvoja.

New York High School Tirana synon që me anë të pjesëmarrjes në të tilla aktivitete të rrisë mundësitë që u ofron për një aftësim më të mirë profesional studentëve të vetë për të qenë sa më konkurues në shërbim të një të ardhme më të suksesshme.

Slider

Shijoni Sliderin me foto
Tags

Leave a comment