News

Antropologjia etnike në Shqipëri

Një takim tepër interesant u zhvillua nga Klubi i Historisë së New York High School me Prof. Asoc. Dr. Aleksandër Dhima me profesion antropolog.
Prof. Dhima, me eksperiencën e tij shumëvjeçare ne fushën e antropologjisë dha një informacion të plotë, të shoqëruar me shumë shembuj nga praktika botërore dhe ajo shqiptare, të rëndësisë studimore dhe aplikative të qasjes antropologjike në lidhje me problem të shumëllojshme të historisë, linguistikës shoqërisë e kulturës.
Me interes të veçantë ishin studimet e prof. Dhimës lidhur me antropologjinë etnike në Shqipëri dhe informacionet e kuriozitetet e shumta nga ekpseditat kërkimore të shumta të drejtuara nga ai. Pjesë e takimit ishte edhe miku i shkollës Prof. Asoc. Dr. Tomi Treska.
Takimi u shoqërua me pyetje të shumta nga nxënësit dhe mësuesit e pranishëm për ta njohur më nga afër eksperiencën dhe njohuritë antropologjike brenda dhe jashtë vendit…😊

Leave a comment