Akademia

Foto Extra-3

Të enjten e parë të çdo muaji, në orën 16 : 00, zhvillohen takimet mujore me prindër. Në këto takime prindërit njihen me arritjet  e nxënësve, gjatë procesit mësimor – edukativ. Gjithashtu, psikologu i shkollës,  zhvillon programin  “Shkolla e Prindërimit” (një model i huazuar nga shkollat perëndimore) i cili synon t’u vijë në ndihmë vetë prindërve, në ndërtimin e një raporti të shëndetshëm me adoleshentët.

Temat e zhvilluara në këtë program, deri tani, janë:

 

  1. Hyrje – Program Prindërimi.
  2. Parimet para rregullave.
  3. Qëndrimi para zotësisë.
  4. E vërteta para harmonisë.
  5. Lejo pengesat që të kthehen në mundësi.

Në rast mungese të nxënësit, prindërit njoftohen brenda 20 minutave nga fillimi i orës së mësimit.

Nëse prindërit kanë dëshirë të takohen me stafin pedagogjik  të shkollës mund të vijnë, çdo ditë, nga e hëna në të premte, në orën 12 : 45 – 13 : 05 (orari i pushimit të madh)  si dhe të mërkurave në orën 13 : 50 – 14 : 40.