News

150 Vjetori i Tabelës Periodike

Në datën 20 nëntor, në Akademinë e Shkencave u zhvillua një aktivitet shkencor me rastin e 150 vjetorit të tabelës periodike të kompozuar nga shkencetari rus Mendelejev.

Ishin të pranishëm mjaft profesorë dhe akademikë si : Eduard Andoni, Mimoza Hafizi, Neki Frashëri, Dhimitër Haxhimihali etj.
Të ftuar specialë ishin vetëm nxënësit e shkollës sonë, New York High School.
Në këtë aktivitet shkencor referuan akademikë dhe profesorë të nderuar, të cilët me studimet e tyre në fushën e kimisë dhe fizikës hodhën dritë mbi punimet e shkencëtarëve kimistë ndër shekuj deri në ditët e sotme.

Ky event ndihmoi në zhvillimin dhe thellimin e njohurive të nxënësve tanë në këtë fushë. ⚗️🔬🧫

Leave a comment