Shkolla e Prindërimit në New York High School është shndërruar tashmë në traditë me prindërit e nxënësve të klasave të dhjeta. Nën drejtimin e psikologut tonë trajtohen tema që flasin për modelet e një prindërimi të mirë. Sfidat e komunikimit me adoleshentët, bashkëpunimi efektiv prindër – fëmijë, përkrahja emocionale në situata të ndryshme, mirëkuptimi mësues – prindër, etj. janë çështje të trajtuara në këto takime. Sepse ne besojmë se marrëdhëniet njerëzore të shëndetshme, përbejne bazën e një arsimimi të mirë.

Leave a comment