News

📌Vizitë në Qytetin e gurtë me klasat e 12ta në qytetin e bukur të Gjirokastrës!

AL
Vizita jonë nisi me kalanë e këtij qyteti ku përpos historisë së saj shumë shekullore, nxënësit vizituan edhe Muzeun e Armëve. Me shumë interes ishte edhe vizita në shtëpinë muze të Skëndulajve ndërtuar që në shek 18.

Historia shumëshekullore e mureve të gurta dhe Muzeu i Armëve mirëpritën nxënësit tanë, për t’u dëshmuar të djeshmen dhe mbijetesën në këto troje.
Më pas një shëtitje në Pazarin e Vjetër, për ta finalizuar me Sokakun e të Marrëve dhe me shtëpinë e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, ku nxënësja Era Mane lexoi edhe fragmente nga vepra “Kronikë në gur”.

Emocione e mbresa te papërsëritshme për maturantet tanë.

EN
Visit in the town of stone, the beautiful city of Gjirokastra with our 12th-grade students!
Our visit started with the castle of this city where besides its many century’s long histories, the pupils also visited the Museum of Weapons. Of interest was a visit to the Skëndulaj museum house built in the 18th century. The centuries-old history of stone walls and the Museum of Arms welcomed our students to witness the past and survival in these lands.
After a walk in the Old Bazaar, to finalize it with: Sokaku of the Taken” and the home of the great writer Ismail Kadare, where our student Era Mane read fragments from one “Chronicle in Stone”. Undefeated emotions and impressions for our graduates.

Leave a comment